k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Ateizmi

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi". Si kuptim origjinar në kohët e lashta termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti a zotave. Në vijim, me...

Antiteizmi

Antiteizmi është kundërshtimi i drejtpërdrejtë ideologjiko-fizik i teizmit dhe drejtohet: 1) kundër besimit në "zot", dhe 2) kundër fesë. Dallimi kryesor që e veçon këtë term nga ateizmi si tërësi është se antiteizmi përtej mosbesimit apo qëndrimit të thjeshtë ateist shkon një apo disa hapa më tej...

Teizmi

Teizmi është besimi në një "zot" a disa "zota", ose në "mbinatyrë" a "qenie mbinatyrore". "Zoti" dhe "mbinatyra" në teizmin tradicional janë fjalë që ende sot në shek. e XXI-të mbeten pa përkufizim konkret apo identifikim dhe nuk i qëndrojnë zbërthimit logjik, ndaj dhe në përkufizimin e teizmit,...

Paganizmi

Paganizmi është një emërtim përmbledhës për sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike të një populli, kryesisht përpara se këto të asimiloheshin ose të ndryshoheshin nga feja. Duke qenë se si i tillë emërtimi merr kuptim të ndryshëm në varësi të gjeografisë dhe të kombit...

Natyralizmi

Natyralizmi është qëndrimi filozofik sipas të cilit natyra dhe gjithësia, si sinonime, janë gjithçka që ekziston dhe çdo dukuri apo send që ka instancë në realitet është natyror dhe shpjegohet më së miri me ligjet e natyrës. Natyralizmi nuk pohon detyrimisht se disa dukuri që rëndom konsiderohen...

Pragmatizmi

Pragmatizmi është qëndrimi filozofik sipas të cilit ideologjia, botëkuptimi, pikëpamjet, konceptet, tezat dhe teoritë e ndryshme janë vegla vlera e të cilave nuk matet me sa ato janë pasqyrime besnike të realitetit, por me sa ato janë të afta të sjellin një përfundim të synuar. Në zbatimet...

Empirizmi

Empirizmi, nga trajta greke "empiria = përvojë", por dhe "empirismos = përvojësi", është qëndrimi filozofik që mbështet rolin thelbësor të përvojës, pra, të shqisave, në krijimin e ideve e të koncepteve. Ky qëndrim ravijohet qartë në kundërshtim me idenë teologjike se idetë e konceptet janë të...

Nihilizmi

Nihilizmi është qëndrimi që e zhvesh perceptimin apo interpretimin e realitetit nga vlerat që njeriu (kryesisht shoqëria) iu imponon objekteve dhe dukurive. Nihilizmi pohon se objektet dhe dukuritë nuk kanë asnjë vlerë prej vetvete, përveç atyre që ne u imponojmë, ndaj dhe për njohjen dhe...

Objektivizmi

Objektivizmi është qëndrimi filozofik që pohon se gjithësia në tërësinë e saj është dhe funksionon në bazë rregullash të qëndrueshme dhe vepron mbi gjithçka në mënyrë të parashikueshme, pavarësisht aftësisë së njerëzve të ndryshëm për ta perceptuar apo parashikuar këtë gjendje e veprimtari. Pra,...
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2017