k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Siri: ISIS-i kërcënon organizatën "Hamas" për nacionalizëm


Grupi terrorist "Shteti islamik i Irakut dhe Levantit" (ISIL) ka kërcënuar grupin e armatosur palestinez "Hamas", duke e zotuar se do t’i japin fund sundimit të fraksionit në territor.

Këtë mesazh ata e dhanë në një video 16-minutëshe e shpërndarë nëpër rrjetet sociale të mërkurën.

Luftëtarët të vendosur në provincën Alepo në Siri kanë dënuar Hamasin për sulmet ndaj grupeve të tyre salafiste në Rripin e Gazës, dhe dështimin e tyre për ta implementuar xhihadin në mënyrën e duhur.

“Çështja e xhihadit nuk është për të çliruar tokën ,por xhihadi është siç ka përcaktuar zoti , është lufta për vendosjen e ligjit të zotit në tokë.” Tha një luftëtar i maskuar në video, i cili më tej ka dënuar Hamasin për marrëveshjet me Iranin dhe lëvizjen libaneze Shia ,Hezbollah, si dhe bashkëpunimin me fraksione “nacionaliste”, “sekulariste” dhe “komuniste”.

“Ata i rrisin fëmijët e tyre ta respektojnë këtë flamur (palestinez)” tha luftëtari, duke iu drejtuar palestinezëve se ata nuk mund ta sigurojnë lirinë e tyre.

“Rruga për të çliruar Palestinën kalon nëpër Irak dhe ne ISIL jemi duke u afruar nga dita në ditë, përderisa ata janë duke u larguar nga qëllimi i tyre”,tha militanti islamik, raporton "Al Jazeera".

Burimi1 korrik 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2018