k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Siri: ISIS-i ekzekuton kryearkeologun e Palmirës


Militantët e Shtetit Islamik (IS) e kanë ekzekutuar drejtorin arkeologjik të Palmirës, Kaled Asad, 82 vjeç, në Siri, dhe trupin e tij kanë varur në një shtyllë në sheshin qendror të qytetit, ka njoftuar familja e tij.

Njoftimi ka ardhur nëpërmjet drejtorit të ekspertëve shtetërorë të arkeologjisë në Siri, Mamon Abdulkarim, i cili pohoi gjithashtu se Kaled Asadi mbahej i burgosur për më se një muaj nga ISIS-i, që nga pushtimi i Palmirës.

“Prania e vazhdueshme e këtyre kriminelëve në këtë qytet është mallkim”, ka deklaruar më tej Mamon Abdulkarimi.

19 gusht 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2018