k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Siri: Lavdërim Muhaxheri prezanton monedhën e ISIS-it


Paraushtarakët e ISIS-it kanë prezantuar monedhat që do të përdoren në zonat e pushtuara prej tyre. Monedhat quhen dinar dhe janë prej floriri, argjendi dhe më pak të çmuarat prej bakri.

Monedha e ISIS-it nuk do të mund të përdoret për tregti jashtë territoreve që kontrollon organizata paraushtarake, pasi pagesa e xhihadistëve do të vijojë të kryhet me dollarë amerikanë.

Sipas ISIS-it dinari i artë 21-karatësh me peshë prej 4.25 gramësh do të jetë i barasvlefshëm me 139 dollarë amerikanë.

Në videon propaganduese është se këtë dinar e promovon shtetasi i Kosovës, Lavëdrim Muhaxheri. Në këtë video, Muhaxheri përsërit kërcënimet e tij për luftë, në arabisht dhe anglisht.

Burimi31 gusht 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2017