k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

13 shtetet ku ateizmi dënohet me vdekje


Anembanë botës një numër shtetesh vijojnë ta parashikojnë ateizmin në kodin penal, por 13 prej tyre në kontinentin e Azisë dhe të Afrikës e përcaktojnë dhe si vepër të dënueshme me vdekje.

Shtetet që dënojnë me vdekje mungesën e besimit në figurat e mitologjive përkatëse, sipas gazetës britanike "Independent" janë:

1. Afganistani
2. Irani
3. Malajzia
4. Maldivet
5. Mauritania
6. Nigeria
7. Pakistani
8. Katari
9. Arabia Saudite
10. Somalia
11. Sudani
12. Emiratet e Bashkuara Arabe
13. Jemeni

Në një numër shtetesh të tjera, ateizmi nuk dënohet me vdekje sipas kodit penal, por ateistët janë vrarë gjithsesi nga ekstremistë të feve abrahamike për shkak të mosbesimit në figurat e mitologjive të tyre.

Në shtete të Azisë si India dhe Bangladeshi, policia madje është akuzuar se i ka miratuar këto vrasje duke qenë se i ka lënë pa hetuar.

Deri më tani janë tre ateistët e vrarë në Bangladesh, të cilët i kanë publikuar shkrimet e tyre në internet ku kërkonin një verifikim shkencor të pohimeve dhe dogmave të ndryshme fetare përpara se dikush t'i marrë si të mirëqena.

Burimi30 mars 2016


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2017