k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Gjermani: "Alternativa për Gjermaninë" e vendosur kundër islamizmit


Partia "Alternativa për Gjermaninë" (AfD) ka përcaktuar kursin e saj kundër islamizimit në programin e saj të përgjithshëm.

Në kongresin dyditor të partisë në Shtutgart, 2000 anëtarët e pranishëm të "Alternativës për Gjermaninë" i dhanë bekimin fjalisë "feja islame nuk është pjesë e Gjermanisë."

Veç kësaj, në program kërkohet që minaretë, thirrja e muezinit dhe mbulimi i plotë me perçe i femrave të ndalohet. AfD, sipas formulimit të saj vërtet që e mbështet "lirinë e besimit, të ndërgjegjes dhe të përkatësisë".

Por ushtrimit të fesë i duhen vënë kufij të qartë. Formulimi i përmendur më parë se feja islame nuk pajtohet me kushtetutën nuk gjendet në vendim.

Kryetari i AfD-së, Jörg Meuthen tha se synimi është që AfD të konsolidohet si " fuqi e re konservatore në vend". Bashkëkryetarja Petry formuloi një pretendim për pushtet. AfD nuk do që të qendrojë në vazhdimësi si "partnere e vogël në parlamente". "Ne duam të kapim shumica, në mënyrë që programatikën tonë ta imponojmë me sukses si kundërprojekt kundër establishmentit politik."

Sipas një sondazhi aktual të Institutit demoskopik Emnid, të organizuar për gazetën "Bild am Sonntag", AfD-ja merr në federatë mbështetje nga 13 përqind e zgjedhësve, pra ndodhet në vendin e tretë, pas partive unioniste dhe SPD. Për zgjedhjet presidenciale në Gjermani në shkurt 2017, Petry prezantoi si kandidat të AfD-së, anëtarin themelues dhe zëvendëskryetarin e partisë, Albrecht Glaser.

Burimi2 maj 2016


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2017