k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Betimi mi flamur (Himni i Flamurit)


Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshir' e një qëllim,
të gjith' atij duk' ju betuar,
të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet,
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vënt.

Se zoti vetë e tha me gojë
që kombe shuhen përmi dhé,
po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj' e shenjtë,
te ty betonemi këtu,
për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë,
për nder' edhe lavdimn' e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet,
atdheut kush iu bë theror;
Për jet' ay do të kujtohet
mi dhét, mi dhét si një shenjtor!

"Ëndrra e lotë", 190728 nëntor 2007


Komente

kalimtar/e
besim 
21 maj 2009, 14:29
pse e kini vu ket vhersh ju ateistat se ajo flet per Zotin???? e ju sbesoni ne Zot????..



kalimtar/e
sami 
22 maj 2009, 17:16
Ti mire e ke qe permendet "zoti" aty, po "vhersha" ne gojen e Asdrenit thote qe deri dhe zoti i ka taks kombeve te zhduken nga faqja e dheut, po shqiptaret as zotin nuk e pyesin dhe do luftojne per Shqiperine edhe kunder vet zotit, s'kemi per ta lene te na zhduke se s'na ha palla per zot e fe se jemi shqiptare.

Ajo strofe me zotin eshte figur e disafishte letrare simbol, metafore, hiperbole dhe antiteze duhet t'i kesh bere ne shkolle ne ore te Leximit keto. Prandaj eshte poet tjetri se di te thure fjalet po dhe t'ua fshehe atyre qe s'jane akoma gati te kuptojne ide..

Duhet te kuptosh dhe gjuhen e Asdrenit, dialektin ku shkruan qe te kuptosh cfare thote ai me fjalet se nuk i ka futur kot aty. Kur thote "zoti vete" nuk dmth thjesht se doli zoti e tha dicka ne vete te pare, por ka dhe konotacion idiomatik, me kuptimin qe "deri dhe zoti" per te kapur hiperbolen etj etj.

Kshu qe jo, s'e ke mire, se nuk flet per "zotin" himni, po per kombin i cili simbas poetit tone dhe gjithe rilindasve te tjere eshte mbi zotin dhe cfaredo qe ky perfaqeson, nje nga parimet e Rilindjes Kombetare feja e shqiptarit eshte shqiptaria kaq bukur i shprehur ne nje strofe.



kalimtar/e
turbobubi 
24 tetor 2012, 22:52
ahahah po ca shkolle i thua, ai sa do kete dale nga medreseja i sillet akoma lenda gri verdalle. jepi ndonje tas mos i derdhet nga veshet se kushedi sa ia ka shkund hoxha



krikëlli
krikëlli 
25 tetor 2012, 08:54
Në fakt strofa 4 i referohet pikërisht zotit abrahamik (thuhet në paçavuret e tyre doktrinale se kombet zhduken nga mbretëri e jahveut, referenca është e qartë për njohësit e teksteve) dhe i kundërvihet, duke dalë kundër vullnetit të këtij "zoti", në emër të nacionalizmit. Në atë strofë, si në shprehjen lapidar të Vasës, shprehet hollë një e vërtetë shqiptare, konflikti i stërvjetër, i zhvendosur në kohë e i pashuar ndër shqiptarë (te të tjerët ka fituar abrahamizmi), mes "etnikëve" (paganëve/kombëtarëve) dhe "kristianëve" (fetarëve/abrahamikëve).

Të vetmit njerëz që mund të kenë problem me këtë janë ata që kanë probleme me mesazhin që përcillet aty, pra me nacionalizmin në përgjithësi dhe me shqiptarinë në veçanti (rëndom globalistët e të gjitha ngjyrave fetare e politike).

Citim:
Kshu qe jo, s'e ke mire, se nuk flet per "zotin" himn, po per kombin i cili simbas poetit tone dhe gjithe rilindasve te tjere eshte mbi zotin dhe cfaredo qe ky perfaqeson, nje nga parimet e Rilindjes Kombetare feja e shqiptarit eshte shqiptaria kaq bukur i shprehur ne nje strofe.


Në variantin rumun madje "zoti" përmendet drejtpërdrejt në kontekst fetar një strofë më lart, duke dhënë dhe frymën besimtare, gjë që jo vetëm që mungon te Asdreni, por pikërisht ndodh e kundërta dhe shfrytëzohet për antitezë një strofë më poshtë në formulim krejt tjetër, për frymë kombëtare. Gjithashtu betimi si rit bëhet për Shqipërinë dhe mbi flamur! Frymë kjo tërësisht e zhveshur nga çdo element "fetar", por me elemente të qarta shqiptare/pagane.



kalimtar/e
loresa 
20 nëntor 2013, 20:41
kjo esht nje keng shum e qmuar per ne <333333333333333333333333



kalimtar/e
Dikush jom qka po te intereson 
18 nëntor 2014, 15:49
Zoti mundet ta zhduk shqiperin nga dheu e ju thoni se zoti e tha me gone qe kombet shuhen permbi dhe shqiperia do te rroje zoti mund ti zhduk te gjitha kombet



kalimtar/e
arlind 
28 nëntor 2014, 13:33
kjo poezi esht shum e bukur




kalimtar/e
dikush jem denisi 
28 nëntor 2014, 21:02
kjo eshte nje kenge shum e qmuar per ne dhe sot qe eshte 28 nentori ajo kendohet ne te gjitha shkollat ne shqiperi e ne kosov uuuuuuuuurime gjith shqipetarve



kalimtar/e
kadalina 
18 shkurt 2015, 17:49
Jemi krenar per kete flamure



kalimtar/e
dedA 
16 tetor 2015, 13:52
mos prek ati ku se ke vendin sepse prekni 10.00000 n shqiptaret.



kalimtar/e
gjija nven je je je 
23 nëntor 2015, 22:25
shum e fort poezia e qart




kalimtar/e
Adea luta hehe buzeqeshe 
25 nëntor 2015, 23:36
Shum pom pelqen strofa ne dore armet do ti mbajme te mprojme atdheun ne çdo kent te drejtat tona ne si ndajme ketu armiqte skane vent sepse nuk do dorzohemi kurre. Sot morra pesë ne kete himn kaq te valuar.qendrova drejt dhe me dore ne zemer.



kalimtar/e
Sami Koci 
26 nëntor 2015, 07:45
Shum e mir



kalimtar/e
Erlona 
26 nëntor 2015, 17:59
shum e mir poezia



kalimtar/e
stela koci 
16 mars 2016, 21:54
kenga qe me pelqen me shume sepse eshte dedikuar vendit tim



kalimtar/e
mia 
17 nëntor 2016, 19:00
me mallengjen gjithmone[[img][/img]



kalimtar/e
Njo pa emer 
24 nëntor 2016, 19:42
skan faj faqja se ashtu o himni oo njerz




kalimtar/e
djago lulja  
29 mars 2017, 15:24
shum e bukur poezia



Jep koment

Asdreni
Shkrimtar, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, autor i Himnit të Flamurit
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2017