k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Anëtarësia e Republikës së Shqipërisë në konferencën islamike (sot OBI) është antikushtetuese


Konferenca Islamike (sot Organizata e Bashkëpunimit Islamik - OBI) është një organizatë me karakter të pastër fetar e krijuar nga shtete islamike për promovimin e islamizmit.

Karta e OBI-t: http:www.oic-oci.org/is11/english/Charter-en.pdf

Duke nënshkruar këtë Kartë shteti shqiptar pranon si mision përhapjen dhe punën në shërbim të islamizmit në Shqipëri dhe vende të tjera të botës, siç e përcakton Karta. Kësisoj anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në OBI bie ndesh me parimin e laicizmit të shtetit shqiptar të përmendur në Kushtetutë dhe në nenin 10, pikat 1 dhe 2:

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes (...).

Kushtetuta: http:
www.pp.gov.al/sq/home/legjislacion/Kushtetu...

Janë të lutur juristët, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë më tej çështjen në fjalë dhe të aktivizohen në ndërgjegjësimin e autoriteteve dhe të shoqërisë shqiptare për daljen e Shqipërisë nga kjo organizatë fetare.


Historiku i shkurtër çështjes

Në vitin 1991, qeveria shqiptare nën drejtimin e presidentit të atëhershëm, Ramiz Alisë, vendosi kërkesë për anëtarësim dhe shteti shqiptar u pranua anëtar vëzhgues i Konferencës Islamike.

Një vit më vonë, në vitin 1992, nën drejtimin e presidentit Sali Berisha, qeveria shqiptare, pa pëlqimin e dijeninë e popullit si dhe pa shqyrtimin dhe miratimin e Kuvendit, e bëri shtetin shqiptar anëtar me të drejta të plota në Konferencën Islamike.

Në bazë të Kushtetutës shqiptare të vitit 1992, neni 7, dhe asaj të vitit 1998, neni 10, e cila është në fuqi dhe sot, qëndrimi i Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë fetare shkel laicitetin e shtetit që është vlerë konstante e shtetit modern shqiptar nga pavarësia deri më sot.


Ndërgjegjësimi i opinionit

Nisma për ndërgjegjësim të opinionit shqiptar për daljen nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka një faqe në rrjetin social "Facebook":

https:www.facebook.com/konferencaislamike

Ndjekja e zhvillimeve në çështjen përkatëse të hapur në forum:

https:
vargmal.org/dan8651

Përhapeni nismën te miqtë, informoni rrethin tuaj dhe ngrijeni çështjen pranë përfaqësuesve tuaj, në organizatat politike ose të shoqërisë civile ku bëni pjesë në mënyrë që kjo kërkesë të gjejë zgjidhjen e drejtë.

Ndarja e shtetit nga feja është shkelur rëndë me anëtarësinë e tij në një organizatë mbi baza fetare me statut që bie ndesh përveç se me Kushtetutën e Shqipërisë, edhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (dokument i nënshkruar nga shteti shqiptar).

N.q.s. sot shkelet një e drejtë dhe askush nuk reagon, po nesër çfarë mund të ndodhë?

20108 janar 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2017