k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Feja për shqiptarin nuk është vlerë superiore identifikimi, bile rëndom është njësuar me pushtuesin. Kombi po. Jo thjesht prej inercisë së paganizmit pellazgjik, por faktit se shqiptari, qoftë ateist, mysliman, bektashi, ortodoks apo katolik etj., e respekton fenë si aset personal e që mbetet e tillë (ndonëse sot politika luan me besimin për elektorat duke dëmtuar me dashje apo jo kohezionin social).

Në përgjithësi shqiptari, me gjithëse u përshkue nën forma të ndryshme të kristianizmit dhe nën islamizëm, nuk u tregue i kurrnjanit. Traditat e vjetra pagane qenë kurdoherë ma të qëndrueshme.

1949
Asnjë s'mundet t'a mohojë sot që fetë në Shqipëri janë vegla politike dhe, më shumë nga të gjitha, Orthodhoksia dhe Musulmanisma.

Bota nuk vijnë të shëkojnë sa tolerancë e madhe mbretëron në Shqipëri, po venë re vetëm që fetë nuk na lenë të bashkohemi e të çlirohemi.

Feja është ndruar, po kurdoherë kemi qenë shqipëtarë dhe ashtu duhet të jemi.

1897
Zoti ekzistonte dikur; zoti do të ekzistojë, por asnjëherë nuk ekziston në kohën e tashme.

2010
Për një komb me origjinë paganizmin shumëzotësh pellazg, fetë tradicionalisht janë njësuar me pushtuesin ndaj dhe nuk kanë ngjitur shumë dhe nuk janë tipar i identitetit shqiptar. Konvertimi pragmatik që pasoi pushtimin turk, ateizmi masiv në monizëm etj. dëshmojnë pandjeshmëri ndaj besimit fetar. Jemi ata që jemi, se feja ka vendin që i takon.

A mund të imagjinohet që shqiptari të vazhdojë t’u bindet ligjeve të të huajve, ligjeve të pushtuesve, qofshin këto ligje të veshura me petkun e fesë e të sheriatit?

1967
Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë përveç fesë (edhe këtë vetëm një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lënë nga gjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë.

1907
Në shpirtnat e njerzve modernë kan prendue përgjithmonë fenat. Dogamtizma e misticizma e fenave të vjetra nuk i dehë mâ shpirtnat t’onë. Në qoftë se gjinden ndër disa zemra, ato janë ose thërrime të pa rëndësi të së kaluemes, ose injoranta qi nuk jetonë me shpirtë në epokën e vet.

1944
Ata që thonë se kanë hequr dorë nga kjo botë (klerikët), kanë hequr dorë nga puna e përpjekja dhe jetojnë në kurriz të të tjerëve.

Po të vëmë re përparimin e njerëzisë në të tëra kombet, shohim se ky përparim i madh që duket sot kaq i fortë, sa lufton në tokë, në ujë, nën ujë, në erë, ka lindur nga një luftë e rreptë që ka ngjarë midis mendjes, diturisë që është fryt i saj dhe tradicioneve, d.m.th. të dëgjuarat që kanë mbetur nga pleqtë brez pas brezi dhe fesë që është një tradicion. E tërë historia njerëzore është plot me këto luftra. Në kohët e para ka zotëruar feja dhe në kohërat e pastajme mendja dhe dituria, duke u mbështetur mbi provime. Kur u lirua mendja e njeriut fare dhe plotësisht, atëherë përparimi mori një bujë të madhe, sa arriti në shkallën e sotme. Por kjo luftë, në mes të mendjes dhe të feve, njerëzisë i ka kushtuar shumë, se ka dhënë shumë dëshmorë, derisa mori zotërimin e botës në dorë mendja dhe dituria.


Besa dhe feja, nuk është gjë tjetër veçse një tradicion që ka luftuar kurdoherë mendjen dhe po e lufton edhe më.

Shqiptarët sado që në dukje të ndamë nga ndryshime fetare e krahinore, përballë armikut e përballë rrezikut e ndjejnë vehten vetëm shqiptarë të gjithë të bashkuem nga zani i gjakut dhe i gjuhës së përbashkët.

1941
Mos iu shmang kësaj mëkresës sime, o udhëtar.
Dhe sa rri aty, mba vesh e mëso, mandej shko në punën tënde.
Nuk ka varkë në Hades, nuk ka as varkar Haron.
Nuk ka rojtar Ajak, as qen Cerber nuk ka.
Të gjithë ne që jemi të vdekur këtu poshtë,
Jemi bërë kockë e hi, e asgjë më shumë.
Të fola me zemër të hapur, ndaj jepi tash udhës, udhëtar,
paçka se dhe i vdekur mund të të dukem ca fjalaman.

Mbishkrim mëkrese, Romë, shek. III
Nga pikëpamja e politikës kombtare, kleri shqiptar, e sidomos kleri katolik, po të kishte dashtë me punue, kishte mujt me punue, por s’ka punue as pak. Po të kishte punue kleri, nuk do kishim sot malësorët t’onë krejt analfabeta. Pse nuk i mësoshin? Për "ariere pense", pse nuk doshin qi populli të përparojë e të xanë me i njoft të drejtat e tija, për me muejt me i përdorue gjithnji për vedi.

1922
Sa do qi mes të klerit ka disa njerëz të ndershëm qi janë përpjekë e përpiqen për të mirën e atdheut e bashkimin vëllaznuer, këtu nuk bahet fjalë për disa, por flitet përgjithësisht, pse eksepcjonit nuk mund të bahet rregull, e se kleri ka qenë kurdoherë i rrezikshëm për vetëurdhnimin e lirin e plotë të Shtetit Shqiptar e vllaznimin njerësuer.

1922
Kleri, qysh në kohën e Turkis si edhe anëtarët e klerit mysliman, kanë ba ç’mos për me pengue lirin e vetëurdhnimin e Shqipnis. Sa për bashkim e vëllaznis, këto janë kenë kurdoherë kundra, janë dhe do të jenë.

1922
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2017