k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Fridrih Niçe
Filozof, arsimtar - Gjermani
Jetë - do të thotë: të flakësh vazhdimisht larg teje gjithçka që dëshiron të vdesë.
Jetë - do të thotë: të jesh i ashpër dhe i pamëshirshëm me gjithçka që plaket dhe dobësohet brenda nesh - dhe jo vetëm brenda nesh.
Jetë - do të thotë gjithashtu: të mos të të vijë keq aspak për ata në prag të vdekjes, të mjerët e pleqtë; Të jesh vazhdimisht vrasës; - Por ja që plaku Moisi tha: "Mos vrit!"

1882
Jeta mbaron aty ku fillon "mbretëria e zotit".

1888
Mos hyni kishave nëse doni ajër të pastër.

A është njeriu një prej gabimeve të zotit, apo është zoti një prej gabimeve të njeriut?

Nuk është dashuria e tyre për njeriun, por pafuqia e dashurisë së tyre që i ndalon kristianët e sotëm të na çojnë drejt e në turrën e druve.

Nuk ka aq dashuri e mirësi në botë sa të na lejohet ta shpenzojmë drejt qenieve imagjinare.

Shpjegimet misticiste konsiderohen si të thella. E vërteta është se nuk janë së paku as sipërfaqësore.

Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne që e vramë.

Në parajsë, gjithë njerëzit interesantë mungojnë.

Një shëtitje e rastit në pavionin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë.

Në kristianizëm as morali, as feja nuk bien në kontakt me realitetin në asnjë pikë.

Besimi kristian që prej zanafille është flijim, flijim i krejt lirisë, krejt krenarisë, krejt vetëbesimit të shpirtit; Është në të njëjtën kohë përulje, një vetërrënim dhe vetëgjymtim.

Për sa kohë që prifti, ky mohues, shpifës dhe helmues profesionist i jetës, mbahet ende si një lloj i epërm qenieje njerëzore, atëherë nuk mund të ketë përgjigje ndaj pyetjes: "Ç'është e vërteta?"

Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistet.info
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2018